Grupi hetimor i ngritur për masakrën me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur të 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës është vënë në kërkim të personave që dyshohet se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve.
Burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se në kërkim policor janë disa anëtarë të grupit të Bajrajve, në mesin e të cilëve Izmir Sakica e Samuel Troshani, por deri tani nuk janë gjetur.
Të dy, Sakica e Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi.