Atentati me një të vrarë në Milot, pamjet filmike dërgohen për ekzaminim! Ylli Brahimi pritet të merret në pyetje

26 Korrik 2022, 16:09

Pamjet filmike të kamera të sigurisë në zonë, janë e vetmja shpresë për hetuesit që mund të ndihmojë në zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Proçi dhe u plagos Ylli Brahimi. DVR e kamerave të sigurisë në banesën e Brahimit është dërguar për ekzaminim të specializuar në Tiranë, pasi mendohet se këto kamera e kanë filmuar sulmin me armë, por nuk janë arritur të hapen nga hetuesit