Atentati ndaj Bejtjas, eksperti Softa: Duhet të kontrollohen personat që futen në administratë, mund të kenë lidhje me krimin! Dema: Misteri, nuk është pyetur ende shënjestra

5 Korrik 2023, 20:45

Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë ka vënë policinë në lëvizje për të hetuar shkaqet përse ishte sërish shënjestër por nuk dihet se ku ndodhet.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ndal te Ramzan Sino, 29-vjeç, kunati i Gentian Bejtjas, i cili mbeti viktimë nga atentati që u bë kundrejt këtij të fundit. Ai punonte si shofer pranë Prokurorisë së Apelit në Tiranë ndaj Softa thotë se duhet të ketë filtër kontrolli dhe këto personazhe që kanë lidhje me krimin s’duhet të jenë pjesë e Policisë së Shtetit.