Atentati në lokalin e Fatjon Muratit në Tiranë, gjendet një 'Passat' i djegur me dy kallashnikovë në Bubq të Fushë-Krujës! Dyshohet të jetë e autorëve

13 Mars 2023, 10:41 | Përditesimi i fundit: 2023-03-13 18:42:00

 Një mjet tip 'Passat' me dy kallashnikovë në brendësi të saj është gjetur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Dyshohet se ky mjet u përket autorëve që kryen atentatin mafioz në lokalin e Fatjon Muratit mbrëmjen e djeshme dhe shkaktuan 1 viktimë dhe 6 të plagosur.