Atentati në Milot ende pa autor! Merren në pyetje 12 persona, plumbat nuk depërtuan brenda automjetit

24 Korrik 2022, 13:31

Atentati i mbrëmjes të së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, vijon të mbetet pa autor. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona të dyshuar që kishin dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, po dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorëve dhe ata janë lënë sërish të lirë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 108 gëzhoja kallashnikovi, çka tregon se ka pasur një intesisitet të lartë të goditjeve në drejtim të automjetit fouristradë “Land Chrysler” në të cilin udhëtonin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi.