olicia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover të djegur model tip i ri, në zonën e Grudës së Re.
Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 2 persona.
Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare dhe u plagos bashkëshorti i saj. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.