Atentati në Shkodër/ Viktima Ramazan Mataj u qëllua nga vetëm 1 autor, 14 plumba në trup! Pistë hetimi, ngacmimet ndaj vajzave në rrjete sociale

6 Janar, 16:38

Grupi hetimor, pas mbledhjes të provave në vendin e ngjarjes, ka arritur në konkluzionin se është qëlluar vetëm nga një autor, nga të dyja anët e makinës. Siç duket, është siguruar për vrasjen e tij, ndërsa hetuesit kanë gjetur 14 gëzhoja në vendngjarje, plumbat e së cilave e kapur thuaje në të gjithe trupin.