Atentati në Tiranë/ 2 autorët u gjurmuan deri në fshatrat e Elbasanit, por më pas u ‘zhdukën’! Hetohet edhe pista e hakmarrjes për fajde nga pronari i ‘Pelikani Security’

19 Prill, 11:45

Motoçikleta tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, mbrëmjen e së enjtes, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve 2 të mitur, është larguar në drejtim të Elbasanit. Grupi hetimor ka mundur ta ndjekë deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët.