Atentati në Tiranë/ Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Hetohet konflikti për pronat! Autori i veshur si shpërndarës picash

13 Janar, 10:25

Pista kryesore ku Policia e Tiranës po heton deri tani janë konfliktet brenda rrethit familjar. 56 vjeçari u vra me armë zjarri mbrëmjen e 12 janarit sapo iu afrua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”. Grupi hetimor sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë, autori me kakuç priti viktimën në afërsi të banesës.