Atentati në Vlorë, në makinë me Bledar Birçaj polici i anti-drogës! Dëshmia: Na bënë pritë

11 Maj 2021, 13:04 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 13:06:20

VLORË- ‘Jam i tronditur, mendova se më kapën plumbat’, kjo është një pjesë e dëshmisë së shoqëruesit të Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua mesditën e djeshme në Vlorë nga një atentat i mirëorganizuar. 

Në momentin e vrasjes Bledari ka qenë i shoqëruar me një shokun e tij, polic i antidrogës Granit Deromema, tek zona e njohur si Bishti i Kalldrëmit për të shkuar në qytet. Report Tv ka mësuar se ai ka deklaruar se ka parë disa persona të maskuar të cilët nuk i ka njohur, ndërkohë që ka shtuar se ishte shumë i tronditur nga ajo që ndodhi.

‘Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat.’- mësohet të ketë thënë shoqëruesi i Bledar Birçajt, me detyrë efektiv policie.

Dy persona të veshur me të zeza siç ndiqet dhe nga pamjet kanë filluar të godasin në drejtim të automjetit. Në drejtim të automjetit lloj BMW është goditur plot30 herë. 7 gëzhoja e kanë kapur viktimën në gjoks, trup e kokë duke e lënë pajetë. Personi pasagjer në momentin e sulmit i ka pikasur, është ulur poshtë sediljes së makinës duke i shpëtuar plumbave. Autorët ishin dy, por mendohet të jenë ndihmuar nga të tjerë që i kanë sinjalizuar se Birçaj po vjen.

Në policinë e Vlorës janë pyetur rreth 20 persona dhe po vijojnë te merren në pyetje dëshmitar okular për dinamikën e ngjarjes, ku përfshiehn të afërm, shokë, familjarë, dëshmitarë okular, pronarë biznesesh.