Atentati në Vlorë pasojë e vendimeve të drejtësisë, si e liroi gjyqtarja Arbana Selmanaj nga burgu Shpati Lenën me 2 akuza të rënda, ishte dënuar më parë dhe dyshohej për vrasje

18 Gusht 2022, 18:12

Segmente të drejtësisë shqiptare vijojnë të kontribuojnë me vendimet e tyre të dyshimta, në atentatet mafioze që po organizohen dhe finalizohen në rrugët e Shqipërisë, duke lënë pas një numër të frikshëm viktimash. Edhe atentati i sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku u vranë me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, është pasojë e vendimeve të dyshimta atë gjykatave.