Audio e përmendur në media për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimet! Burime: Urdhër policisë ta sekuestrojë

23 Janar 2023, 16:28

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e një materiali të publikuar në media ditët e fundit ku përmendet një audio përgjim i komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë nga plumbat e gardistëve 4 protestues të opozitës.