Audioregjistrimi i 21 janarit, SPAK dërgon në laborator kasetën! Do të bëhet ekspertimi për autenticitetin dhe identifikimi shkencërisht i zërave

26 Tetor, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2024-10-26 16:50:43

SPAK ka dërguar në laborator për ekspertim kasetën e dorëzuar pak javë më parë, e cila sipas familjareve të Aleks Nikës, njëri nga katër të vrarët në bulevard, tregon se vrasjet janë krim shtetëror dhe janë kryer me urdhër. Mësohet se audio regjistrimi është bërë nga një person që ka pasur akses në komunikimin e një kanali  të konsideruar të sigurt që përdorej nga  drejtues të lartë të Gardës,i cili ka  regjistruar komandat dhe urdhrat e dhëna. Regjistrimi është bërë me një diktofon ndërsa kaseta e dorëzuar në SPAK është origjinalja.

      No videos found.