‘Automatiku s’ishte i imi, por i Petritit’, dëshmia e qiraxhiut që vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër: Më nxori jashtë! Flet gruaja ku u fsheh: Erdhi me armë

4 Maj 2023, 13:36 | Përditesimi: 4 Maj 2023, 15:02

SHKODËR- Dy ditë pas vrasjes së befasishme për një pagesë qiraje të Petrit Vuksanit, është zbardhur dëshmia e vrasësit 34-vjeçar, Lekë Vuksani.  

Qiraxhiu rrëfeu para autoriteteve të policisë se me viktimën ishte njohur më herët nga origjina e tyre. Ka qenë konflikti për pagesat ajo që sipas tij e ka nxitur të kryejë këtë akt. Në dëshminë e tij ai përmend edhe armën kallashnikov, të cilën e mohoi ta kishte në pronësi të tij. Ai tha se armën e gjeti në shtëpinë e 51-vjeçarit.

KT/Shqiptarja.com