Automjeti përplas për vdekjen 51 vjeçarin me motor në aksin Lezhë-Shkodër pranë fshatit Dajç

10 Mars, 21:33 | Përditesimi: 10 Mars, 21:37

 Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Dajç.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motoçikletë, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të motomjetit, një 51-vjeçar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

r.k./Shqiptarja.com