'E bija rrëfen bisedën e artistit të madh Avni Mulës me dhëndrin e tij Hetem Ramadanin

13 Janar, 21:01 | Përditesimi i fundit: 2024-01-15 12:20:17

Pianistja Adelina Mula ka sjellë kompozimet e të atit në në një botim, që zë fill me romancat e 15 viteve të para të krijimtarisë muzikore. Një punë që siç thotë për Report tv e ka bërë bashkë me të motrën, artisten Inva Mula. Këto nota në pentagram, mjeshtri Avni Mula, siç do t’i zbulonte dhëndrit të tij Hetem Ramadanit, i konsideronte si pasurinë më më të madhe.