Avokat Idajet Beqiri ngre dyshime: Arsyet pse është e vështirë të besohet se Adem Rusi është vetëvrarë! Shteti shqiptar indiferent! 2 shkaqet kryesore pse po vriten shqiptarët në Greqi

7 Dhjetor 2021, 20:00

TIRANË- Avokat, Idajet Beqiri ka ngritur alarmin se shqiptarët po vriten në burgjet e Greqisë. Ndalur te rasti konkret, te rasti i Adem Rusit, që sipas mediave greke është vetëvrarë, avokati ngre dyshime që ngjarja nuk është ashtu siç raportohet e për këtë jep argumente.

"Në furgon është toga e shoqërimit, është ndër më të përgatitura të nga pikëpamja profesionale, dhe janë aty që të mos i ndodhë kurrë atij dhe as vetes së tyre, janë të gatishmëri të përhershme, por këtu nuk ka dhe nuk mund të kenë motiv, që dikush mund ta vrasë veten, dhe mund ta gjejë momentin, por ata që kanë qenë grupi i shoqërimit, kanë shpërdoruar detyrën dhe të gjithë duhet të përfundojnë në burg se kanë përgjegjësi ligjore. ka të tjerë që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe mund ta bëjnë, por ato që dalin për 2 muaj, jo", tha ai.