Avokati Gjokutaj: Kërkuam revokim mase, vendimet e GJKKO të paarsyetuara! Do e dërgojmë në Gjykatën e Lartë dhe deri në ato ndërkombëtare, kallëzim dhe për arrestimin

19 Nëntor, 18:18

Genc Gjokutaj, avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka quajtur të padrejtë edhe vendimin e Apelit të GJKKO-së ditën e sotme, që la në fuqi vendimin e shkallës së parë për arrest në burg. 

Ai deklaroi se do të ndjeki të gjitha procedurat e nevojshme me rekurs në Gjykatën e Lartë dhe instancat e tjera, teksa pohoi se kishte kërkuar revokimin e masës së sigurisë për mungesë provash. Gjokutaj e cilësoi arrestimin të qëllimtë, teksa paralajmëroi se këtë çështje do e dërgonte deri në Gjykatat Ndërkombëtare.

    No videos found.