Avokati i Alda Klosit: 400 mijë eurot nuk janë të saj! 120 mijë eurot i kishte lënë xhaxhai, do ja dërgonte me bankë për kurimin në SHBA

7 Shkurt 2023, 14:11 | Përditesimi i fundit: 2023-02-07 14:20:33

Avokati i Alda Klosit thotë se 400 mijë eurot e gjetura në banesën e pastrueses së Rozeta Dobit, nuk i përkasin ish-zyrtares. Në një deklaratë për mediat, pasi Gjykata pranoi masën ‘arrest me burg’, avokati tha se vetëm 120 mijë euro janë të Alda Klosit. Sipas tij, këto para kanë shkuar në shtëpinë e Klosit më 3 dhjetor dhe vëllai i tij i ka marrë hua nga një person në Shqipëri. Muho tha se kanë dorëzuar në Prokurori edhe kontratën e huadhënies dhe se këto para do i përdornin për kurimin e xhaxhit, të cilit do ja çonin në SHBA përmes një transferte bankare.