Avokati i Haxhisë në Report Tv: Izeti takoi Fatmir Haklajn pak kohë pas vrasjes në Tropojë! I tregoi çfarë kishte ndodhur me Azem Hajdarin

26 Nëntor 2021, 07:05

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, deklaroi se i akuzuari për vrasjen e themeluesit të PD Azem Hajdari, ka dhënë një deklaratë të plotë më datë 23 dhe sot më 25 nëntor para gjykatës për ngjarjen. Sa i përket proceseve gjyqësore të Izet Haxhisë, avokati i këtij të fundit deklaroi se 80 për qind e dëshmitarëve që ka kërkuar Izeti nuk janë pyetur.

Sakaq, Izet Haxhia ka deklaruar sot se Fatmir Haklaj nuk kishte ardhur për të vrarë Azem Hajdarin, ndërsa këtë të fundit e nxori Berisha nga selia e PD për të verifikuar një makinë të dyshuar me tritol. Hajdari nuk ishte në dijeni se Haklaj ishte në makinën e dyshuar, ku pas një debati ndodhi edhe vrasja.