Avokati i Popullit në ‘pikën zero’, Kuvendi do rihapë garën! PD ende pa vendim për emrat! Ligji e lejon për mandat të dytë, por Ballanca 'hesht'

27 Dhjetor 2022, 19:17

Pas refuzimit të Ledio Brahos e Altin Goxhajt, zgjedhja e Avokatit të Popullit është sërish në pikën zero. Kuvendi pritet të rihapë garën e deri në zgjedhjen e emrin të ri, insitucionin do ta drejtojë Erinda Ballanca, me mandat të përfunduar. Avokati i Popullit vë sërish në sfidë opozitën, që në fazën e parë u shfaq e ndarë për emrat e propozuar.