Axhustatori nga Kukësi, një jetë me saldime e stukime: Dhimbje për rininë që nuk duan zanatet! I kënaqur që ia mësova djalit tim

25 Shkurt 2023, 15:47

Ka vite që të rinjtë nuk preferojnë më zanatet e hershme, por Report TV sjell historinë e një axhustatori në Kukës i cili ka një jetë që punon dhe e do atë si ditën e parë. Halit Hamzai është i kënaqur që mund t’ia trashëgojë të birit zanatin, por ndjen dhimbje që jo vetëm zanati i axhustatorit është në zhdukje.