Baba Mondi bën homazhe për kryepeshkopin Janullatos: Ngriti Kishën Ortodokse Shqiptare nga varri, bashkëpunoi me të gjithë komunitetet dhe la një vepër pas

29 Janar, 12:25

Po zhvillohen homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë, teksa po marrin pjesë për t’i dhënë lamtumirën dhe lutur përveç mijëra qytetarëve, edhe personalitete nga fusha të ndryshme të jetës, përfshi edhe ato të komuniteteve fetare.