Babai i Ramazan Rrajës: Djali lëviz me makinë të blinduar, por s’ka pse shoqërohet! Të faktohet nëse është i fajshëm

15 Nëntor 2022, 15:06

Babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja në një prononcim për gazetarët para drejtorisë së policisë u shpreh se nuk ka dijeni se pse djali i tij është shoqëruar. Ai pohoi se djali i tij lëviz me një makinë të blinduar, por kjo nuk është arsye që ai të ndalohet.