Bakllava në shtëpi apo në pastiçeri? Shqiptarët ‘besnik’ ndaj traditës! Diferencë e ulët çmimi, tregtarët: Preferohet me arra

29 Dhjetor 2022, 16:15 | Përditesimi i fundit: 2022-12-29 19:46:14

Bakllavaja mbetet ende një ndër ëmbëlsirat në të preferuara për familjet shqiptare për festat e fundvitit. Shumë zgjedhin ta bëjnë vetë në shtëpi, e të tjerë ta marrin në pastiçeri, mjafton që ky produkt tradicional të mos mungojë në tryezat e tyre natën e ndërrimit të viteve.