Bakshishe për familjen e Musaenit, kamarieri Toska: Kolegët e mirëpritën nismën, politika s'dha ndihmë! I kam shërbyer babait të 20 vjeçarit para se të vdise

1 Korrik 2021, 19:44

Një ditë pas vrasjes së 20 vjeçarit Musaen Zeneli nga përplasja me armë në Velipojë në ditën e parë të punës së tij si kamarier, kolegët e tij në Shkodër ndërmorën një iniciativë për të mbledhur bakshishe të kamarierëve si ndihmë për familjen Zeneli, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike.

Kamarieri Rehyl Toska ndër më të vjetrit në këtë profesion në Shkodër, i cili ishte nismëtari i iniciativës në një intervistë për Report Tv tha se solidarizimi ka qenë i madh dhe se deri më tani janë mbledhur më shumë se 2 mln lekë të vjetra.