Gazetari Anri Bala pyeti në Studio Live Edvin Kullurin e 'Djathtas 1912' nëse do të bashkohet me PD-në në koalicion për zgjedhjet e 11 majit 2025. Kulluri tha se me PD-në forca ku bën pjesë bashkohet vetëm nëse Berisha nuk do jetë kandidat i PD-së për kryeministër.
Dhe nëse pas zgjedhjeve PD hedh si kandidaturë Berishën për kryeministër në rast se i fiton ato, 'Djathtas 1912' nuk do japë votën në parlament.
Bala: Do bashkoheshit me Berishën për hir të rotacionit?
Kulluri: Në konferencën e shtypi kur u krijua partia u pyeta për këtë. Kam thënë se ne do bëjmë koalicion me PD pa zotin Berisha kandidat kryeministër. Dhe me të majtën nuk bëjmë me koalicion. Berisha ka probleme me artikulimin dhe statusin e tij ligjor. Mendoj se nëse partitë e reja ndalojnë mazhorancën e PS, mendoj se zoti Berisha do ishte mirë të përqafohej me Ramën se i bashkon agjenda anti SPAK.