Protesta e 28 nëntorit/ Manja ironizon PD-në: Ne kemi Ditën e Pavarësisë, ju mbase doni të festoni përvjetorin e tortës së Lulit

26 Nëntor, 15:12 | Përditesimi: 26 Nëntor, 15:12

Deputeti Ulsi Manja tha se akti normativ për tubimet nuk ndëshkon protetsën paqësore, por aktet e dhunës që duhet të marrin ndëshkim. Manja tha se jo vetëm protesta në tetor, por edhe ajo e qershorit e organizuar nga “flamingot” ka qenë edhe më e dhunshme, me linçime publike ndaj qytetarëve që nuk iu bashkuan tubimeve. Ironi pati edhe me opozitën për protestën e thirrur me 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, së cilës opozita ka deklaruar se do t’i bashkohet. “Ne e kemi Ditën e Pavarësisë, po ju mbase doni të festoni përvjetorin e tortës së Lulit”, iu tha Manja demokratëve.

 

A.H/Shqiptarja.com