Balla zbulon arsyen pse nuk ishte i pranishëm Rama në Kuvend kur erdhi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

21 Dhjetor 2020, 22:18

Numri 2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në studion e Report Tv te "5 pyetje nga Babaramo", ka zbuluar edhe arsyen se përse kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në parlament gjatë vizitës së presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit.

"Ishte i programuar prej shumë kohësh, vizita ka pasur shumë ndryshime datash", tha Balla.