‘Ballëm Sulltani’, pelegrinazhi i bektashinjve në Martanesh, Kryegjyshi Botëror: Rinia të mos e braktisë Shqipërinë

30 Qershor 2023, 16:20

Qindra besimtare bektashinj morën pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm që mbahet në Bulqizë. Ata u ngjitën në vendin e shenjtë të “Ballem Sulltanit” të Martaneshit ku kryen ritualet fetare nen drejtimin e kryegjyshit Edmond Brahimaj.