Balluku: Brenda 24 muajve përfundon Unaza e Madhe e Tiranës! Në fund të shatorit nis ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, në nëntor kantieri për aeroportin e Vlorës

16 Shtator 2021, 13:45 | Përditesimi: 16 Shtator 2021, 13:45

Infrastruktura vijon të jetë një nga pikat e rëndësishme në programin e qeverisë 'Rama 3', ku synimet për të pasur 4 aeroporte dhe transformuar Portin e Durrësit dhe Vlorës janë ambiciet e këtij 4 vjeçari. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se brenda 24 muajsh do të mbyllet Unaza e Madhe e Tiranës. Në fund të këtij shtatori niset puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërsa në nëntor nis kantieri i ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Edhe në Elbasan qeveri ka plane për të ndërtuar një bypass dhe po ashtu edhe në Gjirokastër.

 

KT/Shqiptarja.com