Balluku: Bypass i Vlorës hapet më 15 korrik në mënyrë provizore për sezonin veror! Lehtëson trafikun nga Radhima

26 Maj 2021, 12:43 | Përditesimi: 26 Maj 2021, 15:04

Ministrja e Transportit, Belinda Balluku tha se bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore  duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.

"Vijon puna në bypass e Vlorës, një arterie shumë e rëndësishme ku prej muajsh punohet intensivisht që të jetë e hapur (edhe pse jo e përfunduar) për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut.Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit. Do të lehtësohet trafiku e një rrugë të rëndësishme nga Radhima te Kalaja në Vlorë.  Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik", tha Balluku

b.ha./Shqiptarja.com