Balluku dhe Kim vizitojnë TEC-et lundruese në Vlorë! Ambasadorja: Do mbështesim Shqipërinë që të ketë energjinë e nevojshme në këtë kohë krizë

26 Shtator 2022, 17:01

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka sëbashku me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, TEC-et lundruese në Vlorë për prodhimin e energjisë. Balluku tha se anijet lundruese janë shumë të rëndësihme për vendin tonë, duke pasur parasysh sfidën energjetike në të cilën ndodhemi. Balluku i shpjegoi ambasadores se këto anije nëpërmjet sasisë që do të prodhohet nga këto anije pritet të mbulohen 15% e nevojave të konsumit vendas. Zv.kryeministrja theksoi se prodhimi i energjisë elektrike nga anijet do të fillojë në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2023.