Balotazhi/ Krasniqi: Është një ditë e mirë për komunat dhe për Kosovën

9 Nëntor, 13:08 | Përditesimi: 9 Nëntor, 13:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u bëri thirrje qytetarëve të vendit të dalin dhe të marrin pjesë në balotazhin për kryetarë komunash.

Krasniqi, i cili votoi në Prishtinë, tha se “secili qytetar duhet dhe mund të luajë rol të rëndësishëm për t’u dhënë drejtim komunave ku jetojnë për katër vjetët e ardhshme”.

“Sot në të gjitha komunat ku ka balotazh për kryetar të komunave, unë i ftoj qytetarët që të dalin dhe të marrin pjesë pavarësisht zgjedhjes së parë që kanë bërë. Secili prej tyre mund ta luaj një rol të rëndësishëm për t’i dhënë drejtim komunave ku jetojnë në katër vitet e ardhshme.

Me shpresën që do të kemi një dalje masive dhe substancile që vërtetë do të reflektojë vullnetin e qytetarëve. Uroj që edhe ky proces të shkoj me rregull sikurse rundi i parë. Ditë e mirë për Kosovën, për komunat dhe besoj që përfundimisht do të kemi një përmbyllje të një procesi që i jep drejtim katër viteve të ardhshme”, deklaroi Krasniqi.

r.k./Shqiptarja.com