Banda kriminale e trafikut të drogës Shqipëri-Itali me qendër në Durrës, dalin sot para GJKKO 15 të arrestuarit, 6 ende në kërkim

28 Janar 2023, 11:45

15 të arrestuarit nga super operacioni i SPAK dhe Guardia di Finanza që shkatërroi grupin kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali dalin sot para GJKKO për konfirmim të masës së sigurisë. Kujtojmë se ishin 20 masat ‘arrest me burg’ dhe 1 ‘arrest shtëpie’ që dha gjykata paraprakisht 2 ditë më parë, ndërkohë që 6 persona janë ende në kërkim.