Bandat shqiptare përplasen në Greqi? Mediat lidhin 3 ekzekutimet në Tiranë e Athinë me atentatin mafioz që tronditi kryeqytetin grek 20 muaj më parë

25 Dhjetor 2022, 16:11

Pista të reja hetimi janë hapur lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve, Armando Organaja dhe Kreshnik Çerçizaj brenda një lokali në Athinë. Ekipi i DIAS ka hetuar vende të ndryshme për ngjarjen e ndodhur në Nea Smyrna.