Banorët e Bërxullës protestë para ministrisë së Infrastrukturës, pronat e tyre preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar

10 Nëntor 2022, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2022-11-10 14:45:02

Banorët e Bërxullës kanë zhvendosur protestën e tyre përballë Ministrisë së Infrastrukturës. Rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar dhe protesta e tyre vijon prej më shumë se një muaj. Banorët kanë lidhur në krahë një shirit të bardhe me mbishkrim IMT.