Banorët e Dukagjinit protestë për rrugën që i lidh me Shkodrën: Do bojkotojmë zgjedhjet! Benet Beci: Plotësisht solidar me ta

20 Shkurt 2023, 12:36 | Përditesimi i fundit: 2023-02-20 15:44:00

Ashtu siç ishte paralajmëruar, banorët e Dukagjinit kanë protestuar për ndërtimin e rrugës që e lidh krahinë historike Dukagjinin me Shkodrën. Në mbështetje të protestuesve ka dalë edhe deputeti i PS-së, Benet Beci i cili u shpreh se është plotësisht dakord me kërkesën e tyre.