Banorët e Laprakës afat deri me 31 janar të lënë shtëpitë: Shkoni merruni me ato të 21 janarit, jo me ne që po mbrojmë pronat tona

28 Janar 2023, 12:47

Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar shembjet që do të bëhen në zonë e tyre në kuadër të  projektit “Unaza e Madhe”. Kjo protestë ka ardhur pasi banorët kanë treguar se iu ka ardhur një shkresë që do duhet të lirojnë banesat brenda datës 31 janar, pra brenda 3 ditësh.