Banorët e Spatharës protestë para bashkisë së Librazhdit: Duam asfalt në fshat! Nëse nuk plotësohet do bllokojmë rrugën kryesore

28 Dhjetor 2022, 16:23

LIBRAZHD- Banorët e fshatit Spathar të Librazhdit kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë. Me pretendimin se në fshatin e tyre nuk ka rrugë të asfaltuara, banorët kanë kërkuar me ngulm asfaltimin e zonës si dhe kanë paralajmëruar se nëse zëri i tyre nuk dëgjohet do të bllokojnë rrugën kryesore.