Banorët e Tropojës dhe Hasit bllokojnë pikën kufitare të Qafë Prushit, protestojnë për ndërtimin e rrugës: Do bojkotojmë zgjedhjet

31 Mars 2025, 16:50 | Përditesimi: 31 Mars 2025, 16:50

Dogana e Qafë Prushit në Has u bllokua sot për 30 minuta, pasi banorët e 20 fshatrave të bashkive Has dhe Tropojë protestuan për rrugën e amortizuar. Ata thanë se nuk do të dalin në votime nëse nuk asfaltohet aksi 20 km.

I.M/Shqiptarja.com