Banorët kundër ndërtimit të resortit të botuesit Ulaj në Velipojë, zhvendosin protestën para SPAK: Pronat na i grabiti i forti (Berisha hesht)

28 Mars 2025, 11:08 | Përditesimi: 28 Mars 2025, 15:24

TIRANË- Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës e kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, ku kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj. Banorët kanë protestuar në fshatin Rrjoll, por sot janë zhvendosur para SPAK, aty ku kanë dorëzuar edhe një kallëzim kundër botuesit pranë Berishës, Bashkim Ulajt, të cilin e akuzojnë se po u grabit pronat. Berisha hesht.

I.M/Shqiptarja.com