Banorët nuk lirojnë pallatin e pabanueshëm nga tërmeti! Veliaj: Po ju përdor politika! Opozita: Duan të ndërtojnë kulla për ortakët e tyre

16 Dhjetor 2022, 16:41

Prej 2 vitesh marrin bonusin e qirasë pasi pallati te ‘Myslym Keta” në Tiranë është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti. Por teksa të tjerët kanë ikur në shtëpitë e reja në lagjen 5 maji, 14 familje të mbetura në pallatin e dëmtuar kundërshtojnë aksionin e autoriteteve që kanë nisur punën për shembjen e tij. Opozita e quan aferë të kryebashkiakut, ndërsa Erion Veliaj i bën thirrje banorëve të mos përdoren nga politika.