Banorët përzënë Strazimirin dhe Vokshin nga ‘Xhon Belushi’: Ikni, ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë

8 Janar 2023, 14:38 | Përditesimi i fundit: 2023-01-08 14:38:53

Partia Demokratike kishte lajmëruar sot një deklaratë për të denoncuar punimet në rrugën “Xhon Belushi” në njësinë numër 4 në Tiranë. Por, deputetja Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri nuk e zhvilluan dot aty deklaratën pasi banorët nuk i lejuan, duke i akuzuar ata për bllokim të punëve të qytetit.