‘Banorët po kërkonin kokën e një njeriu’, Kllokoqi tregon si arriti të filmojë masakrën e Reçakut: Bota u zgjua me ato imazhe e më pas ndërhyri NATO

15 Janar, 13:40

Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës së Reçaku, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999. Por, si u dokumentua kjo masakër që më pas solli edhe kthesën e historisë për Kosovën.

Sylejman Kllokoqi, kameramani kosovar i Associated Press, tregoi për Report Tv momentet e para kur arriti të filmonte masakrën e Reçakut. Fuqia e këtyre imazheve, për Kllokoqin fillimisht ishte e paimagjinueshme, derisa pamjet e masakrës iu dërguan Associated Press dhe bota u zgjua me ato imazhe. Falë këtyre filmimeve në Kosovë ndërhyri ushtarakisht NATO.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Aglliu, tregon se në momentin e parë që ka mbërritur në Reçak, ku disa banorë po kërkonin kokën e një njeriu të varë, e më pas ka parë edhe trupat e viktimave të tjera nga kjo masakër.