Bardhi kërkon interpelancë me Ramën për Becchettin, Spiropali: Nuk mbahet për shkak të axhendës së kryeministrit

5 Dhjetor, 10:28

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që të zhvillojë interpelancën me kryeministrin Rama për ekzekutimin e pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar, për biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se interpelanca nuk u mbajt për shkak se axhendës së kryeministrit, duke theksuar se do të mbahet në një moment tjetër.

Gazment Bardhi: Thërrisni kryeministrin dhe të realizojmë interpelancën si një e drejtë që na e njeh kushtetuta. Çështja është madhore, ka patur zotim publik të kryeministrit që ky biznesmen nuk do marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit. E vërteta është se ai ka marrë më shumë se fondi që keni planifikuar për bonusin e pensionistëve. Do mjaftonte ajo shumë që të parashikonim të njëjtin bonus për vitin 2025.

Elisa Spiropali: Kërkesa juaj është marrë nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrit për shkak të axhendës nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet sipas procedurës për në seancën e radhës apo të parën.

SI.E./Shqiptarja.com

    No videos found.