Bardhi: Më mbështet shumica, kreu i grupit parlamentar të PD-së jam unë! Lë mandatin dhe socialistëve s'u trokas për këtë fakt

5 Tetor 2023, 22:33

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se më mirë lë mandatin sesa të trokasë në derën e një socialisti dhe të komfortohet me Lindita Nikollën. Bardhi thotë se Drejtoria Juridike e Kuvendit i ka kthyer përgjigje Lindita Nikollës se kreu i grupit të PD-së është Bardhi por e fsheh për të mbajtur në Kuvend Bashën, i cili sipas tij përdoret nga mazhoraca. Bardhi thotë se nuk ka nevojë të jetë kokulur dhe t’ia kërkojë këtë të drejtë të tij vetë Nikollës për aq kohë sa ka 28 deputetë që e mbështesin nga 35.