Barketa/ Pashaj: Nuk është ishull por shkëmb dhe s'i takon Greqisë sepse s'ka dokumenta

20 Tetor 2020, 22:36 | Përditesimi i fundit: 2020-10-20 22:51:01

Barketa është bërë temë diskutimi e emisionit Repolitix në Report Tv, ku koloneli Myslim Pashaj thotë se ajo nuk është ishull, është cekin shkëmbor, në baticë zbativcë zhytet dhe mezi duket. sipas tij ajo nuk i përket Greqisë.

"Taboja e 2 vendeve bie në sy menjëherë. Sepse ne nuk jemi përballë një shteti që është tokë por jemi me një pjesë ishullore, përballë Karaburunit. Ne jemi mbizotërues ndaj hapësirës detare. Dhe ligji i detit thotë se toka zotëron ujin. Barketa u bë një strumbullar, sikur të jetë e perëndishme është në mes të kanalit të Korfuzit, 1937 është në krahun e Greqisë 1900 metra në krah të Korfuzit.

Ne ia kemi bërë vetëvetes. Këtu u fol për efektet e ishujve. Në gjykatën e Hagës do të jetë pikërisht kjo. Efektet e ishujve. Barketa nuk është ishull,  është cekin shkëmbor,  në baticë zbativcë zhytet dhe mezi duket. Efektet gjeografike në krahasim me korfuzin janë shumë të larta.

Kujt i takon ky shkëmb. Shqipërisë apo Greqisë. Ashtu ka qenë situata e të gjithë ishujve dhe arkipelagut. Nuk ka pasur mundësi që të përcaktohej se kujt i takonte ky. Shkëmbi barketa i takon Greqisë u tha. Kjo është e padrejtë sepse ska dokumenta", tha Pashaj.