Barrikadat në veri të Kosovës, serbët shfaqen të armatosur! Në Jarinjë shfaqen grupet ekstremiste ruse dhe serbe

18 Dhjetor 2022, 13:27 | Përditesimi i fundit: 2022-12-18 18:34:25

Situata në veri të Kosovës nuk duket shumë e qetë. Kjo sepse në Jarinjë janë parë grupet ekstremiste ruse dhe serbe “Ujqërit e Natës” si edhe “Wagner”. Gjithashtu në një video të publikuar nga një media boshnjake ‘Istraga”, shihen disa persona të armatosur me automatik në pjesën veriore të Kosovës. Fytyrat e personave të armatosur nuk duken, por ato shfaqen teksa po shohin një video të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.