Bashkim në PD? Ndahet më 6 nëntor! Noka për Report Tv: Ja kur mbajmë primaret në Tiranë, Elbasan e Durrës! Konfirmon Këlliçin për garën në kryeqytet

26 Tetor 2022, 18:28 | Përditesimi i fundit: 2022-10-26 18:30:30

6 nëntori, që përkon edhe me afatin e fundit të regjistrimit te kandidateve për primare, do të jetë dita kur demokratët do të zbulojnë nëse do të dalin të bashkuar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Flamur Noka thotë për Report Tv se kandidati i Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës do të mbahen në nëntor. Për këtë të fundit konfirmon emrin e Belind Këlliçit duke e quajtur potencial për  kandidat për kreun e bashkisë.